Video/ Zjarr i madh në Lezhë, e vështirë ndërhyrja e zjarrfikëses, rrezikohen dy banesa

Zjarr në malin e Terrovicës së Lezhës. Zjarri ka përfshirë komplet malin që lidhet me fshatin Bend në kufi me Shkodrën. Gazeta Shqiptare njofton se deri tani janë djegur deri 15 Ha; pyll me bimësi, shkurre dhe pisha.

Zjarri po përhapet me përmasa të mëdha  ndikuar edhe nga era që fryn. Ndonëse në vendngjarje ndodhen dy zjarrfikëse dhe policia e shtetit, është e pamundur ndërhyrja sepse terreni është shumë i vështirë.

Nga zjarri i cili është përhapur në një sipërfaqe të konsiderueshme, rrezikohen dy banesa në afërsi të fshatit Bend./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme