VIDEO/ Zjarri në kompleksin e pallatit në Tiranë, momentet kur flakët ‘”pushtojnë” fasadën e godinës pranë QSUT-së

Një zjarr masiv ka shkrumbuar thuajse totalisht fasadën e një kompleksi pallatesh përballë spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë.


Siç shihet edhe nga pamjet, fasada e pallati është djegur nga flakët që nisën në katin e parë të kompleksit, pasi mësohet se kjo godinë banimi është e veshur me material polisteroli, i cili ka favorizuar edhe më shumë përhapjen e zjarrit.

Burime bëjnë me dije se nga zjarri nuk ka të lënduar, ndërsa shkaqet janë ende të paqarta.

Ndërkohë policia dhe zjarrfikësja ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme