Video/BESA: Bashkëpunimi i Ahmetit me Gruevskin, tradhti kombëtare

Edhe në të kaluarën e kemi thënë: Bashkëpunimi me VMRO-në e këtij lidershpi është i barabartë me një tradhti kombëtare. Kështu ka deklaruar shefi i kabinetit të kryetarit të Lëvizjes BESA, Faton Fazliu, duke komentuar zërat në opinion për përafrimin e qëndrimeve mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së dhe formimin e një koalicioni të ri qeveritar. Fazliu ka thënë se me vetë faktin që BDI është ulur për të biseduar me VMRO-DPMNE-në, ka shkelur parimet e Deklaratës së Përbashkët të partive shqiptare të Maqedonisë.

“Pas zotimit të Deklaratës së përbashkët të partive shqiptare të Maqedonisë, të ulësh dhe të bashkëpunosh me ata të cilët paraprakisht janë deklaruar kundër dygjuhësisë dhe Prokurorisë Speciale Publike, është jo vetëm shkelje parimeve për të cilët janë zotuar në atë deklaratë, por është edhe tradhti ndaj të gjithë atyre që kanë kontribuar në arritjen e saj. Ne si Lëvizje BESA do të ju përmbahemi parimeve për të cilët jemi zotuar duke mbrojtur interesin tonë politik dhe kombëtar, duke mos bashkëpunuar me antishqiptarë të llojit të këtillë, tha Faton Fazliu nga Lëvizja BESA.

Nga Lëvizja për Reforma PDSH thanë se qëndrimin e tyre do ta shpalosin pasi BDI të merr vendimin përfundimtarë sa i përket koalicionit me VMRO-DPMNE-në.

Kujtojmë se partitë shqiptarë më 7 janar kanë nënshkruar Deklaratën e Përbashkët  me të cilën kërkojnë avancimin e të drejtave të shqiptarëve në mandatin e ardhshëm qeveritar.

Në mesin e pikave është edhe mbështetja e plotë për punën e Prokurorisë Speciale dhe zbatimin e dygjuhësisë në tërë territorin e Maqedonisë, të cilat pika, deri më tani janë kundërshtuar publikisht nga VMRO-DPMNE.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme