VIDEO+EMRAT/ Ja kush janë viktima dhe të aksidentuarit në Vlorë

Janë zbardhur emrat e personave, që janë përfshirë sot në një aksident të rëndë në autostradën Levan-Vlorë.

Viktimë e aksidentit tragjik ka mbetur 18-vjeçari Ermir Tare, kurse të plagosur mbetën shtetasit Rei Leskaj, Fori Duraj, Qirja Dori dhe K.Dori 16 vjeç.

Tre të plagosurit janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Kurse, dy nga të plagosurit janë nga e njëjta familje.

Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 14:30, në autostradën Levan-Vlorë, në afërsi të mbikalimit në fshatin Bishan.

Sipas policisë, një mjet tip ‘Benz’ me drejtues shtetasin A. K., 40 vjeç është përplasur me një tjetër mjetin tip ‘Benz’. Si pasojë e aksidentit u bllokua për disa minuta edhe rruga, ndërsa policia shoqëroi shoferin 40-vjeçar.

Nga informacionet e para mësohet se dy mjetet që u përplasen ishin me shpejtësi të madhe.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit, që i mori jetën të riut dhe 4 të tjerë ndodhen në gjendje të rëndë.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme