Videoklipi i reperit nga Kosova shkaktoi reagime të shumta te maqedonasit

Gazetare: Amila Rashiti

Videoklipi i reperit kosovar, Don Xhon, i xhiruar në monumentin “ Makedonium “ në Krushevë ka shkaktuar reagime të ashpra në mediat dhe opinionin maqedonas. Kritikat më të shumta janë në drejtim të asaj se si u lejua xhirimi në një monument që konsiderohet me peshë të madhe historike. Në një postim në rrjete sociale Don Xhoni është shprehur se videoklipi nuk ka pasur qëllim ofendimin apo provokimin ndaj monumentit apo shtetit të Maqedonisë së Veriut.

“Sa për sqarim as unë, as ekipi im nuk kemi pasur asnjë qëllim të provokojmë, të ofendojmë apo ta ulim vlerën e asnjë vendi apo simboli. Ky lokacion ishte thjeshtë pjesë e skenarit edhe i zgjedhur nga produksioni. Nuk ka pasur asnjë mesazh të fshehur, asnjë tendencë dhe asnjë qëllim tjetër përtej arti“, reagoi Don Xhon, Reper kosovar në Instastory.

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sulejmani thotë se ligjërisht objekti mund të jepet me qira, por se duhet kihet kujdes kujt i jepet.

“Me siguri spoti është i incizuar më herët dhe tani unë si Minister i Kultures dhe Turizmit dhe ne si Ministri, jemi përgjegjës dhe kompetent që ti mbrojmë të gjithë artistët dhe të gjithë ata që jane punonjës në kulturë. Por kemi një rast para vetes që vërtetë është i ndjeshëm por për këtë do të duhet të shohim dhe të flasim me shërbimet juridike si të veprojmë më tej, nëse duhet bërë ndonjë ndryshim ligjor, ju treguat se ligjërisht kanë të drejtë të marrin me qira objekte të tilla por megjithatë drejtorët duhet të kenë kujdes kur japin objekte me qira“, tha Sedat Sulejmani, Ministër i Kulturës dhe Turizmit.

Drejtori i muzeut “Makedonium” në Krushevë Miha Oxhajleski ka theksuar se objekti i është dhënë për shfrytëzim për 5-6 orë këngëtarit nga Kosova me një kompensim prej 500 eurove. Ky nuk është videoklipi i parë që xhirohet në Maqedoninë e Veriut nga artistë nga Kosova. Videoklipte të shumta janë xhiruar në lokacione të ndryshme te ne, të cilat madje kanë marrë miliona e miliona klikime./Alsat.mk.

The post Videoklipi i reperit nga Kosova shkaktoi reagime të shumta te maqedonasit appeared first on Alsat.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme