VIDEOLAJM/ Kaosi në Velipojë, pronarja e hotelit përplaset me policët

Policia ka zbarkuar në plazhin e Velipojës pasi kryeministri Edi Rama paralajmëroi një aksion për heqjen e çadrave të vendosura pa leje.

Aksioni vjen pas masakrës me katër viktima. Por nga këto pamje të SYRI TV shihet se sa kaotike është situata aty.

Një pronare hoteli në vijë të parë ankohet se nuk ka marrë akoma lejen e plotë për çadrat siç i kishte vitin e shkuar.

Po ashtu, ajo thotë se çadrat e saj janë zhvendosur shumë larg hotelit. Në përplasjen me policinë, ajo thotë se është shtetase amerikane dhe se do thërrasë ambasadën amerikane.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme