Pas incidentit në seancën e kaluar, ku kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla u vu në shënjestër të opozitës, sot në tavolinën e tij ku qëndron në Kuvend është parë një gardist.
Kujtojmë që në seancën e kaluar pati debate dhe përplasje, deri në tentativa fizike, pasi Balla ofendoi dhe fyeu deputeten e PD, Albana Vokshi, duke iu drejtuar asaj “për ty Albana kam numrin 0900”.



