VIDEOLAJM/ Tërbimi i Edi Ramës kur kapet në flagrancë!

“Ju që e luftoni mafien, ata që e luftojnë mafien shtrirë nëpër kolltuqe si derrat e kënaqur të Migjenit, e mbajnë shqiptaret me dokrra, e bëjnë si ekspertë të luftërave e janë më të korruptuar e inkriminuar se gjithë ne së bashku po e po, se as unë e as ju nuk hyjmë në këtë kategori, por dhe më keq se ata që i përkasin botës së krimit”.

Ky ishte shpërthimi skizofrenik i kryeministrit, Edi Rama, pak ditë më pare, kundër atyre pak zërave mediatik që publikuan dhe kërkuan një hetim mbi përgjimet e fundit të antimafias italiane.

Sa herë që del në shesh ndonjë skandal i cili nxjerr zbuluar rolin e tij dhe të bashkëpunëtorëve më të afërt, Rama tërbohet, intimidon gazetarët dhe paralajmëron drejtësinë.

Këtë herë dolën indicie të forta për skemën e pastrimit të parave dhe korrupsionin që ai ka ngritur, me lejet dhe ndërtimet e shumta që po lulëzojnë pa logjikë tregu, jo vetëm në Tiranë.

Kryeministri shpërtheu live duke nxjerrë nga goja pa doganë akuza të rënda, duke i cilësuar disa gazetarë dhe media,  edhe më të rrezikshëm se Ndrangheta.

Por kjo nuk është hera e parë që e bën dhe nuk ka për të qenë as e fundit, përderisa drejtësia nuk ndërhyn për të ndarë të vërtetën nga propaganda mashtruese dhe shantazhuese e Rilindjes, sa herë që kapet “me presh në dorë”.

Nëse ju kujtohet të njëjtat fjalë dhe të njëjtin tërbim, Edi Rama, ka derdhur mbi një pjesë të medias ende të pa kapur prej tij, edhe kur ju zbuluan dhe demaskuan deputetë e kryetar bashkish të lidhur me krimin. Edhe kur Saimir Tahiri ra në rrjetën e përgjimeve të antimafies italiane dhe Shqipëria u bë krye-lajm botëror, si fermë gjigante droge.

Njësoj e pamë të sulmojë e akuzojë, edhe kur i mbeti në dorë Fatmir Xhafaj dhe i vëllai i dënuar si trafikant i madh droge.

Shpërtheu, akuzoi dhe mallkoi median, edhe kur i dolën përgjimet për vjedhjen e votave në Dibër dhe ato të përgjithshme të vitit 2017. Përgjime të cilat pas publikimit nga gazeta gjermane “Bild”, treguan se si ai vetë dhe gjithë kupola e qeverisë dhe Rilindjes, ishin përfshirë direkt në bashkëpunim me krimin, për të bërë me çdo mjet një “tërmet” votash.

Njësoj e pamë kryeministrin të shpërfytyruar duke sulmuar gazetarët që i nxorën fakte dhe kur u kap në flagrance, me rastin e grabitjes spektakolare të dhjetëra milion eurove në rastin e tenderave të Unazës së Madhe në Tiranë, etj, etj.

Një koncentrat të fyerjeve, epiteteve, sharjeve, shantazhit dhe intimidimit të pafre të Edi Ramës ndaj çdo zëri mediatik që i thotë të vërtetën, mund ta ndiqni në videon e më poshtme të përgatitur nga Syri.net.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme