Videollotarija Kasinos Austria do të ndajë bursa për 8 studentë të Universitetit të Tetovës përmes fondacionit Edukata. Paraqitja për të fituar të drejtën e bursës do zgjasë deri më 20 Tetor, ndërsa përparësi do të kenë studentët që vijnë nga familje me të ardhura shumë të ulëta, theksoi drejtori i Fondacionit Edukata, Oliver Arsovski.
“Vendosëm që këtë vit të bashkëpunojmë me Universitetin Shtetëror të Tetovës. Dy bursa do të ndahen për studentët e Fakultetin Ekonomik, drejtimi financiar dhe kontabilitet, dy bursa për studentët në Fakultetin Filozofik, drejtimi Psikologji Profesionale, dy bursa për studentët e Fakultetit Matematiko-Natyror, nga një për drejtimet Shkencat Kompjuterike dhe Matematikë dhe dy bursa për Fakultetin Pedagogjik, për drejtimin Edukim dhe Rehabilitim i Specializuar dhe Logopedi”, deklaroi Oliver Arsovski, drejtor i Fondacionit EDUKATA. /Alsat.mk