Një kazino në bulevardin “Aradhat partizane” në Shkup është plaçkitur, me ç’rast janë marrë 130 mijë denarë nga qarkullimi ditor.
MPB sot njoftoi se vjedhjen e ka kryer një person i maskuar, i cili duke kërcënuar me thikë dhe shkop i ka marrë paratë nga e punësuara në kazino, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Vjedhja ka ndodhur dje rreth orës 08:50, ndërsa nga policia thonë se po ndërmarrin masa për zbardhjen e rastit.