Vidhet naftë në një fshat të Prizrenit, policia arreston një person

Persona të panjohur gjatë mbrëmjes së kaluar, rreth orës 22 kanë shkuar në një vend punishte në fshatin Sërbicë të Prizrenit, ku i anë hapur disa rezervuar të naftës dhe e kanë vjedhur naftën.

 

Të njëjtët kanë kanosur rojën e vendit, i cili pas largimit të tyre i ka ndjekur të dyshuarit, që më pas kanë gjuajtur me armë zjarri.

Pas kësaj njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer hetimet për rastin në fjalë dhe kanë bllokuar rrugët.

Në pamundësi për të ikur, të dyshuarit e kanë braktisur automjetin në një pyll dhe kanë ikur.

Ndërkaq, sot është arrestuar P. P. Nga Sërbica e Epërme dhe pas intervistës në prani të avokatit mbrojtës, është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të ndalët nën arrest, ndërsa një i dyshuar tjetër është arratisur. Vetura e braktisur është sekuestruar dhe do të shërbej si provë materiale. Ndërsa mbetet të gjendet edhe  arma e zjarrit që dyshohet të jetë përdorur.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme