
Nga Qendra për Menaxhim me Kriza njoftojnë se zjarri që shpërtheu në territorin e Komunës së Zhelinës është vënë nën kontroll.
“Falë angazhimit të shpejtë dhe të koordinuar të të gjitha ekipeve dhe resurseve në terren, zjarri që shpërtheu në territorin e Komunës së Zhelinës dhe po lëvizte në drejtim të Erebinës, për momentin është vënë nën kontroll”, thuhet në njoftimin e QMK. /Alsat.mk




