Vijat e kuqe në dialog dhe transformimi i FSK-së në ushtri acarojnë Serbinë

Vijat e kuqe të Gjermanisë në dialog si dhe mbështetja që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i dhanë transformimit të FSK-së në ushtri – janë dy çështjet të cilat kanë acaruar Serbinë.

Zyrtarë më të lartë të shtetit serb, përfshirë presidentin Aleksandër Vuçiq, kryeministren Ana Bërnabiq si dhe drejtorin e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq – kanë shfrytëzuar Konferencën e Sigurisë të mbajtur javën e kaluar në Beograd, për të kërkuar që të mos u vihen kufizime në marrëveshjen me Prishtinën, shkruan sot “Koha Ditore”.

Por synimi i lidershipit të Serbisë për ta zgjidhur problemin me Kosovën nëpërmjet ndryshimit të kufijve ka marrë goditje nga diplomatët evropianë.

Një rezultat të preferuar në fazën përfundimtare nuk e kanë as Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tek të cilët presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, llogarit mbështetje për idenë e “korrigjimit” të kufirit.

Zëvendësndihmës sekretari i Departamentit të Shtetit, Matthew Palmer, e ka bërë të qartë se nuk avokojnë për ndonjë opsion të preferuar në dialogun Kosovë-Serbi. Ai vetëm ka thënë se inkurajojnë palët që ta kenë pronësinë në dialog dhe të arrijnë kompromis… (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme