Fusha e mbetjeve në qytetin e Vlorës vijon të jetë nën pushtimin e flakëve prej më shumë se 2 javësh.
Edhe mëngjesin e sotëm, qyteti bregdetar është zgjuar nën petkun e tymit dhe nga era e keqe.
Për shkak të djegies së mbeturinave rrugët pranë landfillit janë mbuluar nga tymi. Edhe pse kjo situatë po vijon prej ditësh ende nuk është marrë asnjë masë nga autoritetet përkatëse.