Eksperti i sigurisë Ervin Karamuço ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me privatësinë e përdoruesve të aplikacionit WhatsApp.
Karamuço shkruan se 504 mijë shqiptarëve përdorues të WhatsApp-it, po iu shiten komunikimet në tregun e zi. Po ashtu eksperti i sigurisë thekson se ky është një dëm katastrofik i privatësisë.
Postimi i Karamuços:
504 mijë shqiptarëve përdorues të aplikacionit whatsup, po ju shiten në darkweb të gjitha komunikimet që kanë kryer gjatë vitit të kaluar. Një tjetër dëm katastrofik i privatësisë….
Kujtojmë që muajt e fundit është përballur me sulme kibernetike nga hakerat iranianë, të cilët ka në publikuar me dhjetra dokumente sekrete të vendit tonë. Për këtë arsye, qeveria dëboi nga vendi ynë, ambasadën e Iranit dhe ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me vendin aziatik.