Vijon lëkundja e tokës në Durrës, regjistrohen dy tërmete në pak minuta

Toka në Shqipëri vijon të mos gjejë qetësi nga lëkundjet e tërmetit, pas atij katastrofik të 26 nëntorit. Të hënën pasdite, është regjistruar një tjetër lëkundje e fortë, me magnitudë 3.7 të shkallës Rihter.

Siç raporton qendra evropiane e tërmeteve, lëkundja ka qenë 30 kilometra nga Durrësi dhe është regjistruar në orën 15:53.

Ndërkohë, vetëm pak minuta para kësaj lëkundjeje, është ndjerë një tjetër tërmet me magnitudë 3.1 të shkallës rihter, 30 kilometra nga Durrësi.

Kjo lëkundje është regjistruar në orën 15:45. Këto pasgoditje vijojnë të mbajnë në panik qytetarët e Durrësit, pasi edhe mesnatën e së dielës u regjistrua lëkundje e fortë me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme