Vijon në GJKKO dëshmia e të penduarit të drejtësisë, Erion Alibej, i cili ka dhënë detaje të reja për vrasjen e Emiljano Ramazanit, një nga ngjarjet më të rënda kriminale në Elbasan.
Sipas Alibejt, vendimi për eliminimin e Ramazanit u mor pasi ai konsiderohej një nga personat më aktivë të grupit kriminal të Çopjave, së bashku me Bujar Çelën.
Ai deklaroi se ekzekutimi u krye nga Henrik Hoxha dhe Skerdi Tase. Hoxha kishte rolin e shoferit, ndërsa Tase ishte ekzekutori që qëlloi mbi viktimën.
Alibej shtoi se për lëvizjet dhe informacionet mbi Ramazanin, përveç Nuredin Dumanit, ndihmuan edhe Eljo Bitri dhe Xhuljano Hoxha.
Pjesë nga dëshmia e Erion Alibej
“Donim të vrisnim Emiljano Ramazanin sepse ishte më aktivi që kishin grupi i Çopjave bashkë me Bujar Çelën.
Këtë si punë e morën Henrik Hoxha dhe Skerdi Tase, për vrasjen e Emiliano Ramazanit. Kanë qenë 2-3 episodet që mbetën tentativë dhe nuk u krye ekzekutimi.
Ditën e ekzekutimit, Emiliano Ramazani ishte te palestra, Henrik Hoxha ishte shofer dhe Skerdi Tase ishte ekzekutor.
Ka ardhur makina e Emiljano Ramazanit, dhe pa e fikur Emiliano makinën e ka ekzekutuar Henrik Hoxhaj me pistoletë TT.
Pas ekzekutimit kanë vazhduar rrugën dhe në dalje të Elbasanit, e kanë lënë armën diku në fshatin Brosh me idenë që do kthejnë dhe do e fusnin në shtëpinë e Bujar Çelës.
Henrik Hoxha gjithmonë merrte makina me qera për të kryer vrasje. Emiliano Ramazanin e njihja si mik të Mikael Qoses, i njihja dhe vëllain Leonard Rrahmani.
Unë kam qenë gjithmonë komunikues, për çdo gjë që kam bërë e kam menduar me Nuredinin.
Nuk merrja unë ose ai ndonjë vendim, ai e organizonte dhe unë isha pro për çdo gjë. Për vrasjen e Emiliano Ramazanit kam qenë i interesuar unë. Nga ana ime kam patur informator Xhuljano Hoxhën dhe Nuredin Dumani Eljo Bitrin.”