Disa vatra zjarri kanë përfshirë disa zonë në vend, ku më problematike paraqitet situata në Orikum të Vlorës.
Zjarri në Orikum vijon të jetë aktiv që prej orës 19:00, duke rrezikuar edhe një banesë pranë.
Së fundmi ka një përhapje edhe më masive të flakëve që vijojnë prej 2 orësh që favorizohet dhe nga era e fortë.
Ndërkohë rikujtojmë se vatra zjarri kanë përfshirë edhe pyllin e Sodës, i cili po ashtu po përhapet me shpejtësi për shkak të erës.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur 3 automjete dhe 20 forca zjarrfikëse, të cilët po punojnë për vënien nën kontroll të situatës. Zjarri dyshohet i qëllimshëm i vendosur nga persona në zonë.