Viktimat të gjithë nga Kukësi! Nga përplasja me “Ford-in” te rënia në lumë, si ndodhi aksidenti tragjik në Elbasan

Ky muaj ka nisur me një ngjarje tragjike. Rreth orës 09:10 të mëngjesit në aksin rrugor “Kthesa e Murrashit” është shënuar një aksident i rëndë.

Si ndodhi aksidenti?

Një mjet tip “ML” është përplasur me një makinë tjetër tip “Ford. Për pasojë njëri prej tyre ka rënë në lumin Shkumbin.

Viktimat janë Elmi dhe Elona Keqa, 53 dhe 35-vjeç, gjithashtu edhe shtetasi Elis Sulmataj, 18-vjeç.

Të lënduarit janë Elisiado Keqa rreth 10 vjeç dhe Ambra Halili rreth 20 vjeç.

Shkaku i aksidentit

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe kanmë nisur punën për shkaqet e aksidentit. Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë parakalimi i gabuar dhe lagështia në rrugë.

Nga ana e policisë ende nuk ka një njoftim të dytë për aksidentin./albeu.com

 

 

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme