Zëvendës Ministria për Euro – Integrime, Viktoroja Trajkov, ka theksuar rëndësinë e platformës INNOX.MK, e cila paraqet një shembull të shkëlqyer se si talentet e rinj dhe inovacionet mund të nxisin zhvillimin ekonomik dhe social të Maqedonisë.

Me fokus në teknologjinë dhe kreativitetin, INNOX.MK ka krijuar mundësi të reja për të rinjtë në vend, duke i mundësuar atyre të kontribuojnë në krijimin e zgjidhjeve të avancuara dhe të qëndrueshme.

Kjo platformë sipas Trahkov, ka treguar se përmes bashkëpunimit dhe investimeve në ide të reja, Maqedonia mund të zhvillohet më shpejt dhe të arrijë nivele më të larta të konkurrencës në tregjet globale.