Gruaja që ekzekutoi burrin e saj në pazarin e Milotit ka qarë në sallën e gjyqit, ndërsa ishte në pritje të vendimit për masën e sigurisë.
Gjykata e Laçit vendosi arrest me burg dhe çështja i kaloi Krimeve të Rënda.
Violeta Donaj e cila vrau me katër plumba burrin e saj Kujtim Donaj kërkoi falje dhe u lut para gjykatës, por kjo nuk i shërbeu për asgjë.
Ajo ka thënë që vërtet kishin probleme në çift, por nuk e beson pse shkoi derisa ta vriste babain e dy fëmijëve të saj.
“Më keqtrajtonte dhe luante bixhoz ndaj dhe e kam kryer krimin e rëndë”, tha ajo.