Deri më 21 gusht, Serbia ka regjistruar 15 raste të vdekjes dhe 159 raste të etheve të Nilit Perëndimor, thuhet në raportin e fundit të Institutit të Shëndetit Publik serb.
Numri i vdekjeve është rritur për katër krahasuar me raportin e mëparshëm.
Rastet e Nilit Perëndimor janë raportuar në rrethin e Baçkës Jugore (29), Banatin Jugor (26), në Bregun Perëndimor (gjashtë).
Ethet e Nilit Perëndimor janë një sëmundje virale që transmetohen përmes mushkonjave të infektuara.
Kujtojmë se edhe në Kosovë një person ka ndërruar jetë nga virusi i Nilit në Kosovë duke shënuar kështu viktimën e parë, kurse dy persona të tjerë po ashtu janë infektuar nga ky virus.