Visar Ymeri: Mustafës vijë të kuqe! Ai tradhtoi gjithçka! (Video)

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon te këtë vija të kuqe për koalicione të mundshme, me të gjithë ata që tradhtuan parimet dhe punan në dëm të Kosovës.

Kësaj liste i prin kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, njëherit kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Këtë gjë e ka pohuar në emisionin “Republika”  me Dardan Gashin, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri.

Ymeri ka thënë se Mustafa është një vijë e kuqe  për ta,  pasi që ai ka tradhtuar edhe parimet e veta politike, e edhe marrëveshjen e bërë mes tyre në kohën e VLAN-it.

“Me Isa Mustafën, me këta njerëz të cilët në fund të fundit e tradhtuan nënshkrimin e vet dhe shkuan në marrëveshje me PDK-në, pra na kishim një marrëveshje parimore në vitin 2014…dhe kjo u tradhtua nga LDK dhe nga Isa Mustafa “ është shprehur Ymeri në “Republika”.

Më posht mund ta ndiqni deklaratën e Ymerit për Mustafën, ndërsa emisionin e plotë mund ta ndiqni sonte me fillim nga ora 20:45 në Tribuna Channel.