Visar Ymeri ose Shpend Ahmeti në krye të partisë së re

Grupi i Deputetëve të Pavarur dhe zyrtarë tjerë të larguar nga Lëvizja Vetëvendosje përfundimisht do t’i bashkohen Partisë Socialdemokrate.

GDP-ja dhe PSD-ja tashmë kanë nënshkruar një marrëveshje për bashkim, e cila do të bëhet zyrtare më 9 maj në kuvendin zgjedhor të Partisë Socialdemokrate.

Kryetar i ri i kësaj partie pritet të jetë kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ose ish-kryetari i Vetëvendosjes Visar Ymeri.

Kështu ka bërë të ditur për gazetën “Zëri” kryetari aktual i Partisë Socialdemokrate, Bajram Kelmendi, i cili konfirmoi se të martën 12 deputetët e GDP-së i bashkohen subjektit të tij politik.

“Është mbledhja e kuvendit dhe do të mbahet më 9 maj, në orën 17:00. Kemi bërë një marrëveshje me Grupin e Deputetëve të Pavarur, e kemi nënshkruar dhe e kemi bërë formale. Ata do t’i bashkohen Partisë Socialdemokrate, pra 12 deputetë të pavarur me një numër të simpatizantëve të tyre”, ka deklaruar ai.

Kelmendi tregoi që ai personalisht do të jetë anëtar në Kryesinë e Partisë.
Ndërkaq, pozitat brenda partisë me 12 deputetët e rinj do t’i ndajnë sipas statutit të Partisë Socialdemokrate

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme