Ish-eprori i lartë i UÇK-së, dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, përmes një postimi në Facebook, ka folur për çlirimin e Kosovës.
Miftari thotë se në vitin 1999, me sakrificën e popullit dhe luftën e UÇK-së, si dhe me intervenimin e NATO-s, Amerikës, Britanisë e Gjermanisë, Kosova u çlirua nga diktatori Ballkanik, krimineli Sllobodan Millosheviq.
Sipas Miftarit, Kosova edhe tash është çliruar nga një diktator politik, siç e quan ai Hashim Thaçin.
Lexojeni shkrimin e plotë të Naim Miftarit:
Dy intervenimet e NATO-s, Amerikës, Britanisë dhe Gjermanisë
Me sakrificën shekullore të popullit tonë, me luftën e UÇK dhe sidomos me intervenimin e NATO-s, Amerikës, Britanisë, Gjermanisë 1999, Kosova u çlirua nga thundra diktatoriale serbe e Slobodan Milosheviçit i cili përfundoj jetën në burgun e Hagës në Holandë.
Po ashtu 20 vite ma vonë, duke u bazuar në gjendjen e mjerueshme në Kosovë, në mos funksionim të ligjit dhe raporteve inteligjente dhe sekrete të NATO-s, BE-së e Amerikës, Britanisë, Gjermanisë… Kosova u çlirua për dytën herë, kësaj radhe nga thundra e diktatorit politik agjentit serbo-francez Hashim Thaçi dhe mafies të tij (Pronto Mafias) i cili përfundoj i burgosur në burgun e Hagës në Holandë!/BS