Viti 2016 përfundoi me një viktimë në komunikacion (FOTO)

Në orët e vona të mbrëmjes së sotme, një i moshuar ka humbur jetën në një aksident komunikacioni në Sllatinë të Fushë Kosovës.

Aksidenti ka ndodhur në magjistralen Pejë – Prishtinë, konkretisht në udhëkryqin e fshatit Sllatinë të Fushë Kosovës.

Këmbësori, i cili u godit nga vetura ka ndërruar jetë, ka bërë të ditur Bastri Lenjani, drejtor i Qendrës Emergjente. Viktima ishte dërguar pa shenja jete në Qendrën Emergjente të QKUK-së, raporton kp.

Mësohet se viktima ishte nga Malisheva.