Me nisjen e vitit të ri akademik, kanë nisur edhe protestat e para të studentëve. Lëvizja për Universitetin është stacionuar dhe po proteston para Ministrisë së Arsimit. Ata këmbëngulin për plotësimin e disa kërkesave, sipas tyre, ende të parealizuara nga qeveria dhe universitetet.
Kërkesa kryesore mbetet anulimi i ligjit të arsimit të lartë, dyfishimi i buxhetit për universitetet dhe heqja e tarifës për masterin.
“Karta e Studentit është vetëm për muze dhe nuk i ofron asnjë ndihmë qirasë, ushqimeve, rrobave, librave dhe transportit ndërqytetas. Buxheti për arsimin është ulur rreth 3 milionë euro, abuzimet e pedagogëve të korruptuar vazhdojnë si më parë. Ne do të vazhdojmë betejën dhe nuk do të ndalemi derisa të përmbyset ligji”, thotë një nga studentet, raporton A2CNN.
“Na pret një dimër i gjatë përpara”, shtoi përfaqësuesja.