Gjatë periudhës së ardhshme duke llogaritur edhe natën e Vitit të Ri, si dhe javën e parë të vitit 2023, do të vazhdojë moti stabil me diell, veçanërisht në vendet më të larta dhe mallet.
Temperaturat do të shkojnë deri në 0 gradë, kurse ato të ditës do të jenë të larta, kryesisht gjatë fundjavës dhe javës së ardhshme. Tempreraturat maksimale do të shkojnë nga 10 deri 17 gradë Celsius.
Nëpër vende me mjegull dhe vranësira, sic njofton KlanM, temperaturat do të jenë më të ulëta, kurse ajri në Shkup edhe më tej do të jetë i ndotur. Temperatura maksimale në Shkup, gjatë periudhës së ardhshme do të jetë dukshëm më e ulët për dallim nga vendet më të larta malore dhe do të zbresin për disa gradë.