Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, mori pjesë sot në simpoziumin e parë “Infermierët e bashkuar, një forcë për ndryshim”, i organizuar nga Oda e Infermierëve të Kosovës me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë.
Po ashtu, Vitia theksoi se roli i infermierëve është jetik në qëndrueshmërinë e sistemit shëndetësor.
“Për ne si Ministri e Shëndetësisë është obligim që në vazhdimësi të investojmë në edukimin infermieror, të trajtojmë me seriozitet mungesën në rritje të infermierisë, të ofrojmë mjedise praktike pozitive dhe shpërblim të përshtatshëm, të sigurojmë barazi gjinore dhe të përfshijmë infermierët në vendimmarrje në të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësor”, tha Vitia.
Të pranishëm në këtë simpozium ishin edhe kryetarja e Odës së Infermierëve të Kosovës Nexhmije Gori dhe anëtar të tjerë të odës.