Vitia thotë se hapja në verë u bë duke besuar se shumica e mërgimtarëve ishin të vaksinuar

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka pranuar se heqja e kufizimeve ndaj COVID-19 gjatë verës ishte e gabuar duke shtuar se situata ishte nënvlerësuar.

Vitia në një intervistë të dhënë për SonntagZeitung ka thënë se hapja u bë përshkak të situatës së vështirë ekonomike, njofton Klankosova.tv.

“Ekspertët tanë llogaritën se shumë shqiptarë jashtë vendit tashmë janë vaksinuar. Fatkeqësisht, doli të ishte e gabuar”.

“Hapja u vendos gjithashtu për shkak të situatës së vështirë ekonomike. Masat shtrënguese janë gjithashtu të nevojshme për ata që nuk janë vaksinuar. Në fund të fundit, mënyra e vetme për të luftuar pandeminë është përmes vaksinimit” tha Vitia.

Ministri Vitia gjithashtu tha se shpreson që edhe futbollistët shqiptarë në Zvicër të vaksinohen ndaj COVID-19.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme