Vitin e ardhshëm Serbia pritet të bëjë ndryshime në Kushtetutë për Kosovën

Perëndimi po e pret epilogun e takimit të sotëm ndërmjet kryetarit të Serbisë Aleksandar Vuçiq e atij të Kosovës Hashim Thaçi në Bruksel me ndërmjetësim të Bashkimit Europian.

“Edhe pse në bisedimet teknike nuk është arritur kurrfarë përparimi lidhur me AKS-në, është e mundur që Vuçiq e Thaçi të bien në ujdi që më në fund të formohet grupi punues që do të merret me të, sa do që janë të pakta gjasat për këtë”, shkruan sot gazeta e Beogradit “danas” duke u thirrur, siç thotë, në burimet e veta diplomatike, transmeton Koha.net.

Sipas kësaj gazete, përfaqësues të qarqeve diplomatike pohojnë se Vuçiq ka afat deri në qershor ta paraqesë planin e Beogradit në mënyrë që deri në dhjetor 2018 ose më së deri largu deri në janarin e vitit 2019, të ndryshohet Kushtetuta e Serbisë.

Në preambulën e Kushtetutës serbe, Kosova është e shënuar si territor i Serbisë.

Sipas njoftimeve të mëhershme, nga Berlini e Washingtoni, ishte thënë se është në interes të Beogradit e të Prishtinës të nënshkruajnë, deri në fund të vitit, të nënshkruajnë marrëveshjen e detyrueshme juridike, derisa Moska mendon se për zgjidhje nuk duhet nxituar dhe se Perëndimi po e huton Beogradin me rrëfimet për vendosjen e AKS-së.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme