Vizioni i Rugovës, viti 1995: Pavarësia do arrihet me ndërhyrje të NATO-s nën mbikëqyrje të OKB

Sot është shënuar 73 vjetori i lindjes së presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova. Në këtë përvjetor personalitete të shumta kanë bërë homazhe tek varri i tij dhe e kanë vizituar familjen Rugova.

Po ashtu sot njerëz të ndryshëm që i kanë qëndruar afër Rugovës gjatë rrugëtimit të tij për çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës kanë shpalosur kujtime të ndryshme.

Njëri nder ta është edhe gazetari nga Shqipëria, Mero Baze i cili në disa periudha kohore të rrugëtimit të Rugovës ka qenë afër tij duke realizuar intervista të shumta, shkruan lajmi.net.

Në një kujtim të Bazes nga intervista me Rugovën në vitin 1995 ai tregon se çfarë i tha presidenti historik i Kosovës pas vizitës së parë në Departamentin Amerikanë të Shtetit dhe takimit me Sekretarin e asaj kohe, Warren Christopher.

“Me Dr. Ibrahim Rugoven pas kthimit nga SHBA në korrik 1995. Për herë të parë ai u prit në Departamentin Amerikan të Shtetit nga Sekretari i Jashtëm Ëarren Christopher. Përshkrimi i takimit me kryediplomatin amerikan ishte befasues. Përkundër pritshmërisë sime, se ai kishte bërë “takimin e jetës”, Rugova tregonte se si i kishte folur se nxënësit në Prishtinë ishin pa shkolla dhe qytetarët pa spitale dhe pa punë. Dhe se si kjo kishte funksionuar.

-Po për “pavarësinë” a biseduat a jo?

-Po dihet pikëpamja ime se pavarësia do arrihet me ndërhyrje të NATO nën mbikëqyrje të OKB. Ai po ashtu kish pikëpamjet e tij. Po mirë do bëhet…”, shkruan Baze.

Pra vizioni i Rugovës ishte i jashtëzakonshme, pasi që katër vjet më pas, në vitin 1999 NATO-ja ndërhyri ushtarakisht kundër Serbisë dhe KFOR-i i fut në Kosovë me miratimin e OKB-së. Ndërkaq, në vitin 2008, 13 vjet pas kësaj deklarate të Rugovës, Kosova shpalli pavarësinë nën kujdesin dhe mbikëqyrjen e NATO-s. /Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme