Policia e Shtetit njofton masat e marra për vizitën e kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel, në Tiranë gjatë ditës së nesërme.
NJOFTIMI ZYRTAR
Në kuadër të masave për sigurimin e rendit dhe sigurisë publike para, gjatë dhe pas zhvillimit të takimit të Kancelares së Republikës Federale të Gjermanisë dhe Kryeministrave të Ballkanit Perëndimor në vendin tonë, më datë 14.09.2021, në Tiranë, në disa segmente rrugore, për motive sigurie, do të ketë bllokime dhe devijime të lëvizjes së automjeteve, konkretisht në Rinas-Unaza e Re, Sauk, Rruga e Elbasanit deri tek Pallati i Brigadave.
Shërbimet e Policisë do jenë prezente në të gjitha akset rrugore hyrëse dhe dalëse të qytetit të Tiranës dhe në rrugët e tjera në brendësi të kryeqytetit, me qëllim marrjen e masave për të siguruar dhe rregulluar trafikun në rrugët alternative, si dhe për t’iu ardhur në ndihmë përdoruesve të rrugës që do kenë nevojë.
Policia e Shtetit falënderon qytetarët që përherë i janë përgjigjur apelit të Policisë dhe i fton ata që të denoncojnë në Komsiariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo paligjshmëri, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e profesional.