Vjedhje e rëndë në një argjendari në Prizren, vlera e dëmit rreth 170 mijë euro

Persona të panjohur deri më tani dyshohet se gjatë ditës së hënë kanë kryer vjedhje në një argjendari në rrugën “Adem Jashari” në Prizren, me ç’rast janë vjedhur stoli ari e argjendi me vlerë të konsiderueshme.

Zyrtari për informim në Policinë rajonale të Prizrenit, Vesel Gashi ka bërë të ditur se rasti i vjedhjes së rëndë është duke u hetuar nga Policia në bashkëpunim me Prokurorinë e shtetit.

“Dyshohet se nga personat e panjohur deri më tani është arritur që të vidhen gjësende me vlerë përfshirë ari dhe argjend, ku sipas palës së dëmtuar vlerësohet se bëhet fjalë për një vlerë të konsiderueshme. Policia së bashku me Prokurorinë e shtetit kanë filluar hetimet dhe rasti po trajtohet si vjedhje e rëndë”, ka thënë Gashi.

Sipas raportimeve të deritanishme dyshohet se me këtë rast janë vjedhur rreth katër kilogramë ari e argjend në vlerë rreth 170 mijë euro. /Telegrafi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme