Vjedhje në Konjuh të Lipjanit, ja çfarë bënë hajnat (Video)

Mbrëmë diku rreth orës 16:00-19:00 ka ndodhur një vjedhje e madhe në një shtëpi në fshatin Konjuh të komunës së Lipjanit.

Sipas policisë, personat që kanë hyrë në shtëpi kanë qenë mirë të përgatitur dhe kanë pasur kohë të mjaftueshme sa për të kontrolluar gjithë shtëpinë dhe për ta dëmtuar atë.

Kjo pasi banorët e shtëpisë gjatë kohës kur ka ndodhur vjedhja kanë qenë në spitalin e Prishtinës. Në shtëpi janë vjedhur gjëra me vlerë si ari, të holla, dokumente dhe pajisje të tjera shtëpiake.

Madje, hajnat kishin arritur që ta çmontonin edhe alarmin e shtëpisë duke e dëmtuar atë.

Ata kishin hedhur rroba nga dritarja në mënyrë që të mund t’i bartnin ato më lehtë gjatë largimit, mirëpo duket se në momentet e fundit familjarët janë kthyer dhe në mungesë të kohës nuk kanë mundur t’i marrin me vete.

Në videot që Gazeta Express ka siguruar nga familja e dëmtuar, shihet rrëmuja që hajnat kanë bërë në shtëpinë e tyre – me rrobat dhe gjësendet e tjera të shpërndara gjithandej nëpër shtëpi.  Express

 

Vjedhja në Konjuh

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme