Vjehrra djeg nusen shtatzënë me acid, shkak gjinia e foshnjës që do të lindte (Foto)

Një ngjarje e rëndë dhe e tmerrshme është shënuar në Indi. Një grua shtatzënë është sulmuar nga vjehrra dhe kunata e saj, pasi një parashikuese kishte thënë se ajo do të lindte vajzë.

 Pas kësaj, ato i kanë hedhur acid në bark gruas shtatzënë, duke i djegur rreth 30 për qind të trupit. Gruaja  e identifikuar si S. Girija ndodhet në spital në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Mediat e huaja raportojnë se 27-vjeçarja ka një vajzë 18-muajshe dhe sipas policisë ajo është sulmuar në mënyrë që të mos sjellë në jetë një tjetër vajzë.

Sulmi ndaj saj ka ardhur pasi vjehrra ishte konsultuar me një fallxhore për gjininë e fëmijës.

3801086500000578-0-image-a-1_1473233386258

3801086900000578-0-image-a-3_1473233399718

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme