Komentatori i njohur i sportit, Andin Lokaj, edhe zyrtarisht ka nisur punën ne RadioTelevizionin e Kosovës.
Kohë më parë u raportua se Lokaj, bashkëshorti i anëtares më të re të Partisë Demokratike të Kosovës, Arbana Xharrës, ka nisur punën në RTK, por kjo nuk u konfirmua.
Ndërsa, burime të Periskopit brenda RTK’së bëjnë të ditur se që nga e hëna, Andin Lokaj ka nisur zyrtarisht punën në Televizionin Publik.
Më parë, ai ka qenë i njohur si komentator sporti në televizione tjera, si KTV, Klan Kosova dhe Super Sport, transmeton Periskopi.
Një kohë të gjatë para se të hyjë në RTK, Lokaj kishte qenë i papunë.
Punësimi i Lokajt në televizionin publik vie vetëm pak kohë pasi bashkëshortja e tij, Arbana Xharra, u anëtarësua në PDK, si parti që shpeshherë u akuzua për ndikimin në politikat redaktoriale të RTK’së.
Po ashtu, televizioni publik shpeshherë ka qenë cak i akuzave për punësime të familjarëve të anëtarëve e zyrtarëve të PDK’së.