Kanë mbetur edhe 10 ditë nga dita e inaugurimit të Donald Trump si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ftesat kanë nisur të shpërndahen në të gjithë botën, por në Shqipëri ende nuk kishte mbërritur, deri më sot.
I pari që vjen është pikërisht për familjen mbretërore, Princ Leka II.
Ftesa zyrtare është bërë nga Martin J. Golden, Sekretar i Konferencës, njëkohësisht senator i distriktit të 22-të në shtetin e Nju Jorkut.
E nderuar nga kjo ftesë, bashkëshortja e Princit Leka, Elia Zaharia Zogu ka shpejtuar ta bëjë të ditur këtë vlerësim, siç thotë ajo, nëpërmjet një postimi në profilin e saj Instagram.
Nuk dihet kush tjetër do të ketë ftesë nga presidenti Trump, por me siguri Bleona Qereti nuk do të mungojë në atë ceremoni./dritare.net