Bashkimi Evropian bëri gjithçka mundi për të ndihmuar në miratimin e marrëveshjes së Brexit, vlerësoi kryenegociatori i BE-së për Brexit, Michel Barnier.
“Ngërçi mund të tejkalohet vetëm nga Britania e Madhe”, shkruan në Twitter Michel Barnier.
“Përgatitjet e BE-së për një ndarje pa marrëveshje tani janë më të rëndësishme se kurrë”, shtoi ai.