Pas mbështetjes që kreu i AAK-së Ramush Haradinaj mori nga Teuta Rugova, e bija e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, nga LDK ka reaguar Avdullah Hoti, kandidat për kryeministër nga koalicioni LAA.
Ai ka thënë se shtëpia e Rugovës është e hapur për të gjithë.
“Shtëpia e Presidentit është e hapur për të gjithë. Edhe për kundërshtarët politik. Përkulja që të gjithë i bëjnë atij tregon për madhështinë që ka”, ka shkruar Hoti në rrjetin social Facebook.
Mandatari i koalicionit PDK-AAK-NISMA për Kryeministër, Ramush Haradinaj ka konfirmuar se gjatë vizitës së tij të sotme në rezidencën e Presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, ka marrë mbështetje nga familja Rugova, për formimin e Qeverisë.