Vjen reagimi i radhës nga Delawie: I zhgënjyer me veprimet e Vetëvendosjes

Pak çaste pasi deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje hodhën gaz lotsjellës për të katërtën herë në sallë, në Kuvend ka arritur ambasadori amerikan Greg Delawie, shkruan Periskopi.

Delawie është parë teksa po qëndron në holl të Kuvendit.

Ai është shprehur i zhgënjyer me veprimet e Lëvizjes Vetëvendosjes, për të cilët tha se po pengojnë demokracinë me hedhjen e gazit lotsjellës.

“Ashtu siç kam premtuar u ktheva. Jam i zhgënjyer që një parti po përdor këtë gjuhë për të penguar demokracinë. Deputetët të kthehen sa më shpejt që është e mundur për të votuar demarkacionin. Gjithashtu kisha pas dëshirë t’i shoh deputetët e Listës Serbe duke e votuar. Kosova duhet të bëjë përparim”, tha Delawie.

Delawie pothuajse gjatë tërë ditës ka qëndruar në Kuvend, ku po përcjell nga afër zhvillimet që po ndodhin aty për Demarkacionin./Periskopi

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme