Sipas një raporti të ri, Samsung tashmë ka filluar të punojë në smartfonin e ardhshëm të serisë Galaxy S. Me gjasë që do të quhet Galaxy S9, pajisja është koduar me emrin “Star”.
Në linjat e ngjashme, modeli me ekranin më të madh është koduar me emrin ‘Star 2.’ Për t’u kujtuar, Galaxy S8 ishte emërtuar me emrin “Dream Project”, ndërsa celularët e ardhshëm të Galaxy Note thuhet të mbajnë brenda vetes titullin ‘Great’.
Duke iu rikthyer raportit, përmendet edhe se zhvillimi i telefonit ka filluar 3 deri 4 muaj më herët se është planifikuar, duke shtuar se prodhimi pritet gjithashtu të fillojë disa muaj më herët. Nuk ka nevojë të thuhet, megjithatë asgjë nuk është konfirmuar zyrtarisht në këtë moment, prandaj merrni gjithçka me një dozë reserve.