Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Shëndetësisë për vitin 2016.
Sipas rezultateve të dala nga ky publikim, rezulton se në vitin 2016 numri i përgjithshëm i të punësuarve në shëndetësi, në sektorin publik, ishte 14.048 persona, prej tyre 3626 ishin mjekë specialistë, 8950 infermierë dhe 1472 staf jomjekësor.
Numri i rasteve të trajtuara me sëmundje malinje dhe beninje në institucionet shëndetësore publike ishte 2514, ndërsa në spitalet private janë trajtuar rreth 509 raste.
Gjatë vitit 2016, në Qendrën Klinike Universitare kanë qenë 481.292 ditë shërimi, me 74.728 pacientë të shtrirë, nga këta pacientë të shtrirë 22. 610 sish janë operuar. Ndërkohë, që janë realizuar rreth 1.002.173 shërbime të veçanta dhe diagnostike për pacientë, ndërsa shërbime (parametra) laboratorike janë kryer 1.146.209 për 293.731 pacientë.
Gjithashtu, në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës (QKSUK) janë realizuar rreth 58.891vizita kontrolluese; 188.155 shërbime stomatologjike dhe 91.355 shërbime për pacientët jashtë Prishtinës.
Numri i institucioneve private shëndetësore të licencuara ka arritur në 1.333, prej tyre 26 spitale dhe 1.307 institucione të tjera shëndetësore, si: ambulanca, poliklinika etj. Numrin më të madh të ambulancave të licencuara e përbëjnë ambulancat stomatologjike – 549, ose 29.5% të institucioneve të licencuara private.
Për më shumë informata lidhur me publikimin Statistikat e Shëndetësisë 2016, vizitoni:http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/sociale/shendetesia-dhe-mireqenia-sociale