Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi se shtetet aleate duhet të ndihmojnë në ndaljen e veprimeve destabilizuese të Serbisë në veri, teksa shtoi se duhet të kërkohet edhe zbatimi i marrëveshjeve të dakorduara në Bruksel.
Në Samitin e liderëve evropianë në Moldavi, Osmani deklaroi se është e rëndësishme të takohet me liderët evropianë për t’iu shpjeguar se çfarë po ndodh aktualisht në veri.
“Është me rëndësi që nga Serbia të kërkohet t’i ndalë veprimet destabilizuese dhe bandat kriminale. Këto janë grupe që janë në listën e zezë zë SHBA-së dhe të Britanisë. Ata po terrorizojnë qytetarët çdo ditë…Na duhet ndihma e aleatëve të jemi më të fokusuar në luftimin e grupeve, por urdhri ndaj tyre vjen nga Vuçiqi. Dihet kush i nxit ato, pra presioni duhet të jetë te Beogradi që ta ndalin dhunën… Kur ka dhunë, çdo zgjidhje mund edhe të fokusohet në implementimin e Marrëveshjes së Brukselit”, tha presidentja Osmani.
Ajo bëri të ditur se s’ka plan të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, ndërsa tha se insiston që marrëveshjet e dakorduara të zbatohen.
© SYRI.net