Vjosa Osmani falënderon 200 mijë mërgimtarët e interesuar për të votuar më 14 shkurt!

E dashur mërgatë,

Edhe këtë herë e dëshmuat se Kosova ka qenë dhe mbetet në mendjen e zemrat tuaja përherë. Rreth 200 000 nga ju, edhe pse në pamundësi të jeni prezent fizikisht në këto zgjedhje, na e dëshmuat që s´ka asnjë barrierë që mund të ju ndalë për të shprehur vullnetin tuaj e të jepni kontributin tuaj të drejtpërdrejt për ndryshimin e madh.

Së bashku me shumë nga ju që udhëtuan e do të udhëtojnë me kilometra të tëra për të ardhur në Kosovë, më 14 shkurt le t’i japim frymë Kosovës së ëndrrave tona më të bukura!

Ju faleminderit nga zemra.
Vjosa

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme