Vjosa Osmani flet për reagimet rreth vizitës së Kurtit

Duke komentuar reagimet e shumta rreth vizitës së kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në Maqedoni, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani tha se vizita të premten që lamë pas, është keqkuptuar. Sipas saj, shfaqja e flamurit të “Shqipërisë etnike” në mesin e përkrahësve të Kurtit në Tetovë është thjesht lëvizje e një qytetari dhe jo diçka e organizuar. Osmani në konferencën për media të mbajtur me rastin e vizitës në Komunë e Dragashit tha se Maqedonia e Veriut është një prej fqinjëve më të çmuar të Kosovës.

“Lëvizje e një qytetari dhe jo diçka e organizuar… Në tubime askush nga organizatorët nuk e kontrollon çdo qytetar se çka ka në dorë, por kjo është si parim. Natyrisht, nëse institucionet e Maqedonisë së Veriut kanë ndonjë shqetësim, e vetmja kërkesë e jona si institucione të Republikës të Kosovës është që gjithçka të bëhet në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, standardet më të larta ndërkombëtare të mbrojtjes së komuniteteve joshumicë, dhe duke respektuar gjithmonë rolin shtetformues që komuniteti shqiptar ka pasur në ndërtimin e shtetit të Maqedonisë së Veriut dhe këtë rol të jashtëzakonshëm vazhdon ta luajë edhe sot, dhe këtë e dinë institucionet e Maqedonisë së Veriut… Kjo besoj që është një keqkuptim i vogël, që kur kemi vullnet të dyja palët, siç e kemi dëshmuar gjithnjë, tejkalohet, duke e ditur që të gjitha institucionet e Kosovës janë të interesuara vetëm për relacione pozitive gjithnjë në rritje me Maqedoninë e Veriut”, deklaroi Vjosa Osmani, Presidente e Kosovës. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme