Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan dhe bashkëshortja e tij, Emine Erdogan, janë infektuar me koronavirus.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një shkrimi në Twitter i ka uruar shërim të shpejtë, Erdoganit dhe bashkëshortes së tij.
Lajmin se kanë dalë pozitiv me koronavirus e bëri të ditur Erdogan, përmes një postimi në Twitter.
“Sot unë dhe bashkëshortja ime dolëm pozitiv në testin e Covid-19. Fatmirësisht kemi simptoma të lehta të variantit Omicron. Jemi në detyrë, do të vijojmë të punojmë nga shtëpia”, ka shkruar presidenti turk në Twitter.
Në qershor të vitit të kaluar, Erdogan mori dozën e tretë të vaksinës anti-Covid. Pak para se të postonte mesazhin që ishte i infektuar me koronavirus, 67-vjeçari mori pjesë virutalisht në ceremoninë e inaugurimit të një tuneli në Stamboll.