Vjosa Osmani me apel rreth koalicionit: Kushdo që luan me verdiktin e qytetarëve, është duke luajtur me fatin e Kosovës

Kandidatja për kryeministre nga radhët e Lidhjes Demokratike, Vjosa Osmani, në një përgjigje për Gazeta Blic, ka folur për mundësinë e arritjes së koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje.

Osmani thotë se të gjithë zyrtarët e të dyja partive politike, duhet ta dijnë se interesi shtetëror duhet të jetë mbi atë individual.
Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, po ashtu thotë se kushdo që luan me verdiktin e qytetarëve të shprehur me 6 tetor, është duke luajtur me fatin e Kosovës.

“Interesi shtetëror duhet të jetë mbi atë individual. Pavarësisht sfidave që i kemi në këto momente, duhet të gjithë të ja kujtojmë vetës se nuk ka asgjë me të shenjtë se vullneti qytetar. Dhe ky vullnet është përcaktuar qartë për koalicionin LDK-LVV. Kushdo që luan me këtë verdikt të qytetarëve, është duke luajtur me fatin e Kosovës”, ka thënë Osmani për Gazeta Blic.

Ende nuk kanë arritur që ta gjejnë kompromisin e duhur zyrtarët e Lidhjes Demokratike dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Nesër është caktuar seanca konstituive, e cila do të fillojë në ora 15:00 dhe deri në këtë kohë pritet të shihet se a do të ketë koalicion mes LVV-së dhe LDK-së.

E lidhur me këtë, gjatë ditës kanë folur edhe zyrtarë të Lëvizja Vetëvendosje.

Ata kanë thënë për GazetaBlic se sot rreth orës 14 pritet të mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i këtij subjekti politik për të diskutuar gjerë e gjatë zhvillimet e fundit për krijimin e institucioneve të reja.

Nënkryetarja e VV-së, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku ka thënë se nuk ka informata nëse sot gjatë ditës do të zhvillohet raundi tjetër i bisedimeve ndërmjet Albin Kurtit e Isa Mustafës

Lideri i VV-së që ka dal partia e parë fituese në zgjedhje të 6 tetorit ka thënë se vetëm një gurë i ndan nga arritja e marrëveshjes, përderisa në LDK kanë deklaruar se po presin një telefonatë nga Albin Kurti për takimin “final”.

“E ka thënë edhe vet kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, që pret thirrje nga Albin Kurti për takim. Deri në këto momente nuk ka thirrje nga ana e VV”, ka thënë një burim i GazetaBlic nga Lidhja Demokratike e Kosovës.Çështja e pozitës së Presidentit të vendit dhe Ministria e Punëve të Brendshme kanë bllokuar arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje ndërmjet këtyre dy subjekteve politike.

Nënkryetari i VV-së, Glauk Konfjuca, ka thënë mbrëmë në RTV Dukagjini se në rast se LDK heq dorë nga kjo pozitë, marrëveshja mund të arrihet brenda 40 sekondave.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme