Vjosa Osmani s’pranon të nominohet për kryetare të Prishtinës

Deputetja më e votuar në Kosovë, Vjosa Osmani, sipas të gjitha gjasave nuk do që t’i hyjë garës për kryetare të Prishtinës.

Burime të portalit Koha.net brenda Kryesisë së LDK-së, i cili është mbajtur sot pasdite, bëjnë me dije se ka qenë kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ai që ka treguar se Osmani nuk do që t’i hyjë garës.

“Zonja Osmani është tërhequr nga mundësia për të qenë pjesë e garës, por ka shprehur dëshirën dhe gatishmërinë që të jetë pjesë e Shtabit dhe të ndihmojë kandidatin tonë për Prishtinë”, citohet të ketë thënë Mustafa sot në mbledhje të Kryesisë.

Ndërkohë, në interesimin e portalit Koha.net nëse është diskutuar rreth kandidatit për Prishtinën, me të përfunduar ky takim nënkryetari Agim Veliu ka thënë se nuk mund të komentojë më tepër, derisa ka bërë me dije se bashkë me emrin e kandidatit për Prizrenin LDK-ja nuk e ka ende as atë për Prishtinën.

Koha.net ka provuar edhe të hënën mbrëma që të marrë qëndrimin e Vjosa Osmanit, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur. Portali, dje gjatë ditës ka pyetur lexuesit e saj përmes faqes zyrtare në Facebook se kë presin që LDK-ja ta kandidojë për kryetar të Prishtinës, në të cilën ka prirë bindshëm Vjosa Osmani.

Ndër emrat më të përmendur në këtë mes është edhe ai i anëtarit të ri të LDK-së, ekonomistit Lumir Abdixhiku, por që me gjasë as ky nuk është duke e konsideruar kandidaturën për të parin e Prishtinës.

Sipas të gjitha gjasave, LDK do të vendosë në mes të zëdhënësit të partisë e deputetit, Arban Abrashi dhe sekretarit e deputetit, Ismet Beqiri.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme