Vjosa Osmani: Tërë jetën jam shkolluar për këtë ditë

Kandidatja për kryeministër nga LDK-ja, Vjosa Osmani pasi që u votua unanimisht në Këshill të Përgjithshëm tha se ky është nderi më i madh i jetës së saj, raporton Express.

Përmes një shkrimi në Facebook, Osmani tha se LDK do të kthehet në qeverisje.

“Sot, Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, më dha besimin unanim, që të jem kandidate për Kryeministre të vendit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Është nderi më i madh i jetës sime, që sot, mora këtë mirëbesim, që të gjithë së bashku t’ia kthejmë LDK-së dhe Kosovës, primatin në qeverisje, ndërkaq qytetarëve të Kosovës shpresën dhe besimin në shtetin e tyre”, ka shkruar ajo.

E njejtë po thotë se tërë jetën është përgatitur dhe shkolluar për një ditë si kjo.

“Tërë jetën time jam përgatitur, jam shkolluar e kam punuar që në një ditë si kjo, me nderin dhe përgjegjësinë më të madhe, t’i shërbejë vendit tim. Si nënë dhe si grua, kam ndjesinë e domosdoshme, që vendimet për vendin tonë t’i peshoj drejtë, në interes të qytetarit dhe të Kosovës. Lidhja Demokratike e Kosovës, qe 30 vjet, e shkruan historinë e Kosovës. Është nderi im, që prej sot, ta shkruajmë bashkë, një epokë të re të historisë së Kosovës”, tha kandidatja e LDK-së, për kryeministër.

Osmani u nominua dje pas mbledhjes së Kryesisë së LDK-së, si kandidate për kryeministër, derisa, sot ajo u votua unanimisht edhe në Këshill të Përgjithshëm./Express/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme